25-04-2024

Kryeparlamentarja Osmani vizitoi Prizrenin

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar disa institucione në Prizren, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës Mytaher Haskuka.

Njoftohet se ndër temat e bisedimeve kanë qenë sfidat gjatë pademisë dhe në veçanti mënyra e organizimit të mësimit në distancë.

Në një paraqitje para mediave lokale, kryetari Haskuka ka falendëruar kryeparlamentaren Osmani për vizitën,  ndërsa tha se ëshrë biseduar për gjendjen në arsim në këtë kohë pandemie dhe për zhvillimet tjera në shërbim të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Kryeparlamentarja, Osmani,  ndërkaq apeloi tek qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të organeve shtetërore dhe shëndetësore kundër përhapjes së mëtejme të koronavirusit .

Ajo më tej tha se situata e krijuar nga pandemia i ka vënë para përgjegjësisë shumë institucione, përfshirë ato shëndetësore dhe arsimore, për të menaxhuar sa më mirë me situatën e krijuar.

Osmani, nuk ka dashur të flas në pyetjen e gazetarëve se zhvillimet politike me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në rëndimin e situatës nga pandemia, ajo shkurt ka thënë se qëndron prapa deklaratave të bëra rreth kësaj çështje me datën 25 mars.

Osmani e Haskuka, më pas kanë vizituar shkollën fillore ” Emin Duraku”, ku edhe bëhen xhirime të mësimit online për nxënësit e komunitetit boshnjak dhe turk.

Kryetarja e Kuvendit është pritur edhe në QKMF-në e Prizrenit, ku drejtuesit e kujdesit parësor Shëndetësor, e kanë njoftuar për angazhimin  gjatë pandemisë,  si dhe me shërbimet dhe pajisjet e që disponon shërbimi.  /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.