Kryeprokurori Shala: Fotografimi i votës problemi kryesor në Prizren
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Almir Shala, ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve në rajonin e Prizrenit ka kaluar e qetë pa ndonjë incidente të mëdha.
Shala theksoi se Prokuroria Themelore ka angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit.
” Janë angazhuar tetë prokuror dhe një koordinator për komunat, Prizren, Suharekë, Mamushë, Dragash.”
Kryeprokurori i Prizrenit njoftoi se janë ndaluar pesë persona.
” Janë ndaluar pesë persona. Kryesisht problemi ka qenë tek fotografimi i votës apo shprehja publike e votës së lirë”.
” Dyshohet se një person në Mamushë i ka futur dy fletvotime në një kuti. Por mbetet që policia ta vërtetoj se a ka qenë i vërtetë lajmi”-tha Shala.