02-06-2024

Policia në Rahovec shoqëron edhe një person me dyshimin për fotografim të votës

Zyrtarët e Policisë rajonale të Gjakovës kanë njoftuar se në Rahovec edhe një person tjetër është shoqëruar në Polici me dyshimin për fotografim të votës.

“Ju njoftoj se në ora 14:00, Policia ka marrë informacion se dyshohej se në qendrën e votimit në Shkollën ‘Isa Boletini’ në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit rajonal së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në Stacionin policor në Rahovec”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj, raporton “Koha Ditore”.

Asnjë koment

Comments are closed.