19-05-2024

Ekipe mobile që t’u mundësohet votimi personave me nevoja të veçanta në Dragash

Edhe qytetarët me nevoja të veçanta do të mund të kryejnë sot obligimin e tyre për të votuar.

Kësisoj ekipe të shumta po i mundësojnë banorëve të Dragashit votimin mobil, ku nëpër shtëpi po u dërgohen kutitë e votimit, raporton Indeksonline.

Sigurisht se çdo qytetar me të drejtë vote në Kosovë duhet respektuar dhe i duhet mundësuar e drejta e votës edhe në këto zgjedhje të parakohshme./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.