22-11-2024

Kryetar Haskuka, Mos e shkelni Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Letër e hapur kryetarit të Komunës së Prizrenit

Shkruan: Liman Asllani

Qytetarët e Kosovës tani më e dinë se Vetëvendosja (VV) nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Po ashtu tani të gjithë e dinë se elita e VV merr paga në këtë Republikë që nuk e njohin.

Por, kur një kryetar zgjidhet me votën e qytetarëve, sipas ligjeve të Kosovës, atëherë nuk duhet të lejohet që të shkelet Kushtetuta jonë.

Në Nenin 8 të KUSHTETUTES  së Republikës së Kosovës shkruan:  Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka shpall tender me numër prokurimi  622-19-025-236 dhe me titull: “Organizimi i panairit për veshje tradicionale, punime artizanale dhe prodhime vendore në Prizren”, ku njeri nga tre panairet është emërtuar  “Paramasa dhe parallogaria të Panairit në Ramazan – tek bahçja e Hamamit,  ku për 30 ditë parashihet “…shpërndarja e çajeve e ëmbëlsirave…” .

Po a nuk janë edhe Pashkët Festë? A nuk janë edhe Krishtlindjet Festë? A nuk është edhe Bozhiq e Uskrs festë?

O Kryetar, festa janë të gjitha këto për qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës.

Andaj, pse e shkel Kushtetutën? Përveç favorizimit të jashtëligjshëm,  ju po diskriminoni dhe injoroni pjesëtarët e besimeve tjera.

Ju po synoni t’ia humbni epitetin më të cilin njihet Prizreni në mbarë botën: toleranca etnike e fetare ndër shekuj.

Liman Asllani

Prizren, 08.04.2019

( Autori është kryetar i Klubit të Afaristëve të Prizrenit )

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.