03-05-2024

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot mban seancë të jashtëzakonshme

Sot do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, ka njoftuar se seanca është thirrur për të shqyrtuar dhe miratuar propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë dhe fillon në ora 10:00.

Ndryshe kjo është hera e tretë në këtë përbërje që KK mban seancë jashtë radhës.

Derisa në dy seancat tjera, partitë në koalicionin qeverisës pothuajse kanë bojkotuar mbledhjet e mëparshme të cilat i kishte kërkuar opozita, nuk dihet nëse këtë herë opozita do të jetë pjesë e mbledhjeve apo do t’i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë partive në pushtet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.