19-04-2024

Kryetari Haskuka dhe ministri Çeku, vizitë fillimit të projektit ” Regjenerimi i brigjeve të Lumbardhit”

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të shtunën ka vizituar urën e njohur si ” Ura e Gani tadës”, me rastin e fillimit të punimeve të projektit “Regjenerimi i Brigjeve të Lumbardhit”.

Gjatë vizitës fillimit të këtyre punimeve në kuadër të projektit ” Regjenerimi i Brigjeve të Lumbardhit”, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se në në kuadër të këtij projekti është paraparë intervenimi në rehabilimin e 16 pikave përgjatë Lumbardhit.

Ai shtoi se pas shumë konsultimeve, projekti është hartuar nga profesionistët më të shquar të arkitekturës që ka Kosova dhe Prizreni. Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se edhe ky projekt i rëndësishëm është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta të ekzekutivit qendror me komunën e Prizrenit në mbrojtje dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore për nevojat zhvillimore të qytetarëve, e prioritet e kemi Qendrën Historike të Prizrenit.

Ky projekt kap shumën e 260 mijë eurove, njoftuan në fund zyrtarë të komunës së Prizrenit. /tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.