Kryetari Haskuka falënderon vullnetarët për përkujdesje ndaj të strehuarve nga tërmeti

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes faqes së tij zyrtare në “facebook”, ka falënderuar të gjithë aktivistet dhe vullnetarët, si dhe të gjithë ata që kontribuuan,  për të strehuarit nga tërmeti në Shqipëri, tek kampi Inovativ në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Falenderimi më i madh për këtë mikpritje i takon vullnetarëve. Pa këta vullnetarë, të cilët u treguan humanë dhe zemërgjërë në çdo moment, do të ishte e pamundur që ta menaxhojmë në mënyrë kaq profesionale këtë situatë të jashtëzakonshme.Pos vullnetarëve dua t’i falënderoj po ashtu edhe Policinë e Kosovës, stafin mjekësor të QKMF-së, donatorët e ndryshëm, diasporën dhe Departamentin e Psikologjisë së UP-së, për punën e tyre profesionale”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, dikur ish kampi i KFOR-it,  për rreth dy javë, janë strehuar mbi 500 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Mbi 120 të tjerë u strehuan në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Sipas njoftimi, ata një ditë më parë edhe të prekurit e fundit nga ky tërmet janë larguar nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve./GazetaePrizrenit.net