22-11-2024

Kryetari Haskuka: Numri i të infektuarve mund të rritet, paralajmëron masa të reja

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka deklaruar se pas heqjes së Prizrenit nga Karantina mund të shtohen rastet e reja me Covid 19.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për karantinim të qytetit të Prizrenit, MSH do të marrë masa të reja.

Postimi i plotë i kryetarit :

Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit.
Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjerëve të tyre.

Kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19. Qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!

Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.