24-11-2024

Kryetari Haskuka sot mban debat me qytetarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot do ta mbajë debatin e parë me qytetarë për këtë vit.

Në këtë takim ai do të paraqes një raport rreth punës së gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ndërsa qytetarët e interesuar mund t’i paraqesin brengat e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me komunën.

Debati mbahet në selinë e Kuvendit Komunal të Prizrenit , tek “Shtëpia e Bardhë”, me fillim nga ora 10:00.

Ndryshe, kryetari i komunës detyrohet që brenda vitit t’i organizojë dy debate me qytetarët, në të cilat pos njoftimit për punët e bëra i merr edhe kërkesat dhe shqetësimet e tyre. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.