19-05-2024

Kryetari i Junikut reagon për vdekjen tragjike të çiftit Tofaj

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu,  ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”

Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.

“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut.”

Lexo edhe:

Prizren: Burri që u dogj sot në veturë ishte ushtar i UÇK-së

Asnjë koment

Comments are closed.