24-11-2024

Kryetari i Lipjanit publikon fotografitë e dy të rinjve që vdiqën në aksident në Duhël

Kryetari  i Komunës  së Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pas vdekjes së tre të rinjve gjatë aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës.

Ahmeti sqaron se dy nga viktimat janë nga fshati Llugaxhi.

‘’Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.

Ky lajm i trisht dhe i dhembshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjve, ngushëllime shokëve dhe miqve.

Le të jetë kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni. Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë’’, ka shkruar Ahmeti.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 ore.

Policia e Kosovës edhe një herë kërkon dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje. /Express

Asnjë koment

Comments are closed.