Vritet në sy të fëmijës; 62-vjeçari ekzekutohet te parku i liqenit në Tiranë

Një 62-vjeçar u ekzekutua me arme zjarri teksa vraponte me të birin në pistën e vrapimit tek liqeni artificial nw Tiranë.

Dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar nga dëshmitarët okularë, i kishin zënë pritë dhe qëlluan mbi 62 vjeçarin me incialet H.B. dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I identifikuari si ekzekutor është me banim ne Fier dhe kishte konflikt me viktimën. Policia saktësoi në një deklaratë për shtyp se ngjarja ndodhi në orën 18.15 minuta, dhe u lajmërua në sallën operative për të shtëna me armë zjarri në parkun e liqenit artificial të Tiranës.

Ajo ka ngritur menjëherë postblloqe për të kapur autoret e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar dhjetëra dëshmitarë okularë mes të cilëve edhe të birin e viktimës, i cili ka parë të gjithë skenën e krimit./Top Channel