25-04-2024

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, uron besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kreu i komunës së Prizrenit, Shaiqr Totaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Përmes një postimi në “facebook”, ai ka uruar për harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit
Të nderuar besimtarë Islam
Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.
Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.
Besoj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive.
Ju uroj besimtarëve mysliman që të dalin ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore.
Prandaj, me respekt dhe kënaqësi ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve.
Urime muaji i bekuar Ramazan!

Asnjë koment

Comments are closed.