Kryetarit të Prizrenit i vdes babai
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka marr një lajm të hidhur sot.
Babai i tij, Daver Haskuka ka ndërruar jetë.Lajmin e ka bërë publik vet kryetari Haskuka përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.
Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren.
Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.
Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!