21-11-2024

Kryetrajneri jep dorëheqje nga Liria

Liria dje ka barazuar me KF Istogu. Pas kësaj, klubi prizrenas njoftoi se kryetrajneri, Granit Begolli, ka ofruar dorëheqje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njoftohet se kryetari i klubit, Valon Osmani dhe bordi drejtues e kanë miratuar vendimin e tij.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në një deklaratë zyrtare, klubi tha: “Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”

Liria e kishte rikthyer Granit Begollin, si trajner të skuadrës, në fund të qershorit, pasi kishte rënë nga Superliga. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.