Kryeziu flet pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Ai u zgjodh Presidentja në përputhje të plotë me Kushtetutën
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si Presidente e Republikës së Kosovës, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë interpretimin e tij lidhur me afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.
Kryeziu vlerëson se zgjedhja e Presidentes është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën. Sipas tij, nëse merret për bazë interpretimi se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit lidhet me konstituimin e Kuvendit, atëherë afati duhet të llogaritet nga 13 shtatori, kur Kuvendi u konstituua.

Ai i referohet nenit 82, pikës 3 të Kushtetutës, i cili përcakton rregullat lidhur me afatin për zgjedhjen e Presidentit, duke argumentuar se pas konstituimit të Kuvendit ka pasur edhe 59 ditë në dispozicion për përfundimin e kësaj procedure.
Në këtë kuadër, Kryeziu konsideron se zgjedhja e Presidentes është bërë brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me dispozitat e Kushtetutës.
‘’Nëse bazohemi ne vendimin e gjykatës Kushtetuese se presidenti duhet te zgjedhe 60 dite nga konstituimi i kuvendit atëherë kuvendi është konstatuar me 13 shtator, dhe neni 82 i kushtetutës pika 3 thotë se duhet te kalojnë 60 dite nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e presidentit i bie ka pas afat edhe 59 dite, kjo do te thotë se presidentja është zgjedhur ne bazueshmëri te plotë me kushtetutën’’, tha për FrontOnline Kryeziu.

