24-11-2024

Kthehet në rigjykim rasti i Todosijeviqit për masakrën e Reçakut

Gjykata Supreme ka vendosur që ta kthejë në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviq, i dënuar për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

I njëjti sipas njoftimit të Supremes ishte i dënuar me dy vjet burgim.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhet në njoftim.

Ai ishte shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Todesijeviq masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e ka quajtur trillim.

Asnjë koment

Comments are closed.