06-05-2024

Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në arrestimin e 27 vjeçarit

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Fiton Spahiut.

“Personi i kërkuar është Fiton Spahiu, i lindur më: 01/07/1994, në Gjilan. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës se lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan: vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, edhe për vepra të tjera penale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/

Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në arrestimin e 27 vjeçarit nga Gjilani

Asnjë koment

Comments are closed.