Kthehet nga Haga Lulzim Kabashi, ja çfarë tha se ka dëshmuar (Foto)

Mbrëmë nga Gjykata e Hagës është kthyer në Prizren, Lulzim Kabashi, ish-komandant i batalionit të dytë të Brigadës 125 të UÇK-së (Zona Operative e Pashtrikut), shkruan ”Gazeta e Prizrenit”.

Pos familjarëve, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe në vendlindjen e tij në Korishë, Kabashit, që aktualisht është kryetar dege i AAK-së në Prizren, i është organizuar një pritje e ngrohtë nga bashkëluftëtarët, bashkëvendësit dhe miqtë.

Fotografia e Lulzim I. Kabashi

‘’U ktheva krenar nga Haga, pasi kemi pse të jemi të tillë, meqenëse UÇK ishte dhe do të jetë me shekuj krenaria jonë. Nuk thashë diçka të jashtëzakonshme, por dëshmova të vërtetën se UÇK është ushtri për t’u marrë shembull”, tha Kabashi para të pranishmëve të mbledhur në orët e vona të mbrëmjes në Korishë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Fotografia e Lulzim I. Kabashi

Ai kishte udhëtuar për në Hagë me datën 24 shtator, ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë deri më tash ka intervistuar rreth 100 persona.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i degës së AAK-së në Prizren Kabashi./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Lulzim I. Kabashi

Fotografia e Lulzim I. Kabashi