Kuc largohet nga Ballkani, karrierën e vazhdon jashtë Kosovës
Futbollisti i Kombëtares së Malit të Zi, Edvic Kuc pritet të largohet nga Ballkani gjatë merkatos së dimrit,
Gazetari kosovar, Lorik Gashi raporton se Kuc tashmë është përshëndetur me klubin dhe karrierën do ta vazhdoj në Azerbajxhan te skuadra e Baku-s.
Kuc ishte një prej lojtarëve më meritor që Ilir Daja dhe klubi nga Suhareka patën sukses në Superligën e Kosovës dhe në garat europiane.
30-vjeçari ishte transferuar te Ballkani nga skuadra malazeze, Rudar Pljevlja.
Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 400 mijë euro./IO