09-05-2024

LVV në Prizren: Shaqir Totaj dështoi sërish, Komunës i teprojnë 7 milion euro

Vetëvendosje ka reaguar për shkak të tepricës buhxetore të mjeteve të Komunës së Prizrenit, duke e vlerësuar këtë si dështim të sërishëm të kryetarit  Totaj, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata:

Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!

Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara!

Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022.

Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023.

Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj.

Shaqir Totaj, kryetar i dështimeve! / Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Prizren: LDK kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunë

Asnjë koment

Comments are closed.