04-05-2024

Prizren: LDK kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunë

LDK sot mbajti  aksion kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunën e Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata:

Ky është aksioni i dytë që LDK- Dega në Prizren, e realizon për ta denoncuar mënyrën abuzive dhe të papranueshme të punësimeve në komunën e Prizrenit.

Për LDK-në, qeverisja e Shaqir Totajt në Prizren, është vu në shërbim të familjes Totaj dhe vartësve të tij.
Pas punësimit të djalit të Shaqir Totajt, tashmë i erdhi radha edhe nuses së djalit të tij, që të punësohet nga vjehrri i saj.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, një veprim i tillë jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet të jetë edhe i dënueshëm nga instancat e drejtësisë. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të familjarëve të Shaqir Totajt.

Kjo formë dhe logjikë e punësimeve, është veprim kundër çdo të riu në komunën tonë. Mesazhi që i jepet të rinjëve prizrenas, është se institucionet publike komunale dhe shërbimi civil, janë të rezervuara për familjarët dhe farefisin e kryetarit Totaj dhe oborrtarëve të tij, kurse të rinjtë tjerët duhet të marrin rrugët e botës për një vend pune dhe për jetë më të mirë.

Prizreni meriton qeverisje tjetër!
Prizreni meriton qeverisje që do jetë në shërbim të prizrenasve dhe jo kundër tyre!

LDK – Prizren,  ZYRA PËR INFORMIM

Lexo Edhe:

LVV në Prizren: Shaqir Totaj dështoi sërish, Komunës i teprojnë 7 milion euro

Asnjë koment

Comments are closed.