Kukësi do të investojë rreth 5 milion euro në rregullimin e stadiumit
Kukësi do të investojë rreth 5 milion euro në rregullimin e stadiumit të ri “Zeqir Ymeri”.
Stadium do të jetë sipas standardeve të UEFA-së, ku do mund të realizohen ndeshje të “Europa League” dhe “Champions League”.
Kryetari i klubit, Safet Gjici, që ka njoftuar përmes një postimi në rrejte sociale, ka thënë se projekti do të paraqitet në Qeveri dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Shpesh herë fusha e stadiumit të tashëm ka qenë problematike, për shkak të tapetit sintetik./gazetaeprizreit.net/