Kukësi shkarkon trajnerin
KF Kukësi ka shkarkuar sot trajnerin Ramzan Ndreu, ka konfirmuar klubi shqiptar përmes faqes zyrtare në Facebook.
Kukësi thotë se ky vendim ka ardhur për shkak të humbjes prej 2 me 1 nga Kastrioti, transmeton Koha.net.
“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, thuhet në njoftim.