18-05-2024

Moti: Të dielën vranët, javën tjetër ulen e temperaturat

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë Celsius.

Duke i marr parasysh luhatjet e masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”, ka thënë IHMK.

Sipas IHMK-së javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.