Kundër reagime ndaj gjendjes në KF Liria: “Uzurpuesve e matarapazëve ju ka ardhur fundi”
Disa nga anëtarët e Kuvendit të KF Liria, nënshkrues të kërkesës për mbledhje të jashtëzakonshme janë kundërpërgjigjur ndaj një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të Klubit, ku thuhej se lidhur me shkarkimin e kryetarit dhe kryesisë së Klubit Liria, për të cilën thuhet se është bërë në mënyrë mashtruese, tendencioze, dhe keqpërdoruese nga disa ish-kuvendarë jo legjitim.
Pas kësaj, po botojmë pa ndërrhyrje edhe reagimin e dërguar nga disa anëtarë të Kuvendit të KF Liria:
“Uzurpuesit e Lirisë, të pafytyrët, moqalistët, duke e keqpërdorë faqen e Klubit me traditë mbi 90 vjeçare po e vetëkënaqin egon e sëmurë personale ndërsa duke shpikur po vazhdojnë ta rënojnë gjendjen në Klubin Futbollistik “Liria”.
Në vend të reflektimit dhe pranimit të dështimeve, të mbështetur për muri nga vetë statuti i Lirisë, paskan pranuar mbajtjen e Kuvendit, ndërsa shpikin e shpifin kundër anëtareve legjitimtë Kuvendit nënshkrues të kërkesës për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshëm. Delegatët e Kuvendit kanë të drejtë legjitime ta thirrin mbledhjen e jashtëzakonshme dhe janë të obliguar ta caktojnë rendin e ditës së mbledhjes së jashtëzakonshme.
Në mesin e nënshkruesve të kërkesës për mbledhje të jashtëzakonshme janë edhe themelues të OJQ “Liria”. Legjitimitetin e delegatëve më së paku mund të caktoj një tregtar që shet lojra (dëshmitar 4 futbollistë që nuk kanë pranuar shitjen e ndeshjes). Legjimtitetin e delgatve e përcakton FFK, dhë nënshkruesit e kërkesës së jashtëzakonshme e kanë sqaruar këtë dilemë, prandaj kjo nuk ekziston. Janë 31 anëtarë të Kuvendit që e kanë nënshkruar kërkesën për Mbledhje të jashtëzakonshme dhe katër të tjerë kanë shprehur gatishmëri që t’i bashkohen karvanit për largimin e kësaj të keqeje që e ka kapluar Klubin.
Përveç Neari Toskës, i cili e konfirmon nënshkrimin por jo edhe rendin e ditës, të gjitha nënshkrimet janë nënshkrime të nënshkruesve. Tregtari të cilin statuti e ka mbështetur për muri, nuk ka lejuar që të protokolohet dhe të jep dëshmi për protokolimin e kërkesës. Po shpif: Ti që dhunshëm me ndërhyrjen e politikës së Nismës erdhe në KF liria! Ti që e more Lirinë në vendin e 4 në superligë dhe brenda një viti e katandise në rang më të ulët Ti që more lojtarë e të dolen këngëtar Ti që more trajner e te doli valltar Ti që berë ‘’ biznes ‘’ në kudisje të ndeshjeve (Liria -Ballkani- Drenica ) Ti që hargjove mbi 350 mijë euro dhe e shkatërove klubin dhe nuk pagove asnje borxh Ti që i largove gati të gjithë lojtarët vendor Ti që i largove shumë të rinj nga Shkolla e futbollit “Liria” Ti që i largove disa trajnerë , fizioterapeut etj që kanë derdhur djersë për shume vite në KF Liria Ti që së fundi në çdo ndeshje bën problemë me ekipe mysafire dhe referë Ti që i ke prishur raportet gati me gjitha klubet e futbollit në Kosovë Ti që në fund i tradhëtove dhe i largove nga stadium edhe Arpagjikët Ti që përveç të gjitha këtyre që i përmendëm ia ke shkaktuar Lirisë edhe shumë të këqija të tjera.
Lirinë e ka kapluar e keqja, të cilën po nuk e ndalëm sot, nesër bëhet edhe më e madhe, prandaj matarapazëve, tregtarëve e moqalistëve ju ka ardh fundi, dhe janë shqelmat e tyre të fundit, para “theqafjes” së tyre në këmbim të shpëtimit të Lirisë. Prokuroria edhe mund ta vërtetoj vërtetësinë e nënshkrimeve, dhe kjo nuk është punë e vështirë sepse të gjithë nënshkruesit janë gjallë, dhe bashkë me nënshkrimin e kanë edhe numrin personal, por prokuroria do të duhet dhe sigurisht një ditë do të merret me tregtarët e kurdisjeve të ndeshjeve (janë 4 futbollistë dëshmitarë), do të merret me gjetjet e auditorit e tjera e tjera. Liria është më e madhe se keqpërdoruesit e momentit, dhe do të dalë edhe nga kjo situatë, ndërsa e nesërmja do ta thotë fjalën për këta tregtarë, matrapazë e moqalistë. Me emër e mbiemër”.
Lexo edhe:
Reagime nga KF Liria: Nënshkrimet për ndryshime të manipuluara e falsifikuara