07-05-2024

Reagime nga KF Liria: Nënshkrimet për ndryshime të manipuluara e falsifikuara

Kryesia dhe kryetari i klubit Liria të Prizrenit, Ilijaz Ilijazi, kanë bërë një reagim siç thuhet me shkas për t’u përgjigjur publikimit në media të një dokumenti, në formë të propozimit e që në rend dite ka pas pikën lidhur me shkarkimin e kryetarit dhe kryesisë së Klubit Liria, për të cilën thuhet se është bërë në mënyrë mashtruese, tendencioze, dhe keqpërdoruese nga disa ish-kuvendarë jo legjitim.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit, ndër të tjera thuhet:

Vetëm disa ditë para mbajtjes së Kuvendit të rregullt vjetor të Kuvendit të përgjithshëm të klubit futbollistik Liria, që do të organizohet konform statusit ligjor të Klubit për t’u shqyrtuar pikat e rendit të ditës të parapara dhe të planifikuara për t’u diskutuar me kuvendarët legjitim të kuvendit sikur që është qështja lidhur me raportin e punës si dhe ndryshimin e plotësimin e statusit ligjorë të Klubit, etj, ne kryesia e KF Lirisë si dhe kryetari i klubit këto ditë kemi lexuar nëpër media një dokument në formë të propozimit e që në rend dite ka pas pikën lidhur me shkarkimin e kryetarit dhe kryesisë së Klubit Liria.

Me përgjegjësinë më të lartë morale, profesionale, para të gjithë qytetarëve, tifozëve të Klubit Liria dhe kujdo që mund të jetë i interesuar, ne kryesia dhe kryetari i klubit Liria shprehim shqëtësimin e madh dhe bëjmë demantimin e kësaj thirrjeje konform rregullave ligjore, se pika e rendit të ditës e propozuar për shkarkimin e kryetarit dhe kryesisë gjoja në mbledhjen e rregullt vjetore që pritet të mbahet, është bërë në mënyrë mashtruese, tendencioze, dhe keqpërdoruese nga disa ish-kuvendarë jo legjitim, ( juridikisht jo legjitim për shkak se në Janar të këtij viti u ka skaduar mandati dhe vetëm 6 nga ta kanë mandat) pra, me qëllim të realizimit të interesave të tyre meskine që klubin e Lirisë ta dëmtojnë përmes formave jo ligjore dhe jo statutare.

Për demantim të këtyre prapaskenave të pregaditura nga disa ish-kuvendarë, (tani më juridikisht jo legjitim), shohim të arsyeshme të ju sqarojmë këtë qështje më në detaje për të kuptuar se kush janë këta individ që po tentojnë me metoda puqiste t’a rrënojnë dhe përdhosin imazhin e Klubit Liria./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.