10-05-2021

Kur do të lejohen dasmat në Kosovë?

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë dalë disa rekomandime.

Sipas OHT, sektori i dasmave do të jetë pezull, ndërsa do të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm.

Sa u përket sallave të mbyllura, sipas OHT, akoma nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur mund të fillojnë, mirëpo sipas tyre, me gjasë mbetet të hapen kur të ndodhë 60 për qind vaksinimi i popullsisë.

Nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet më datë 18 prill, me orar deri 22:30 apo 23:00, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.