Kur mund të hiqen vizat për Kosovë?!
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mosdefinimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit.
Lidhur me deklarimet e fundit të zyrtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku madje disa shtete të saj po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i konsideron këto deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij, Kosova nuk ka shënuar progres në këtë drejtim.
“Këto janë qëndrime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të gjatë, në veçanti Franca, e cila tani më edhe zyrtarisht ka konfirmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, me theks të veçantë në çështjen e sundimit të ligjit, respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, tha Shasha.
Tutje ai thekson që faji kryesor për mosliberalizim vizash i takon institucioneve të Kosovës, sepse kanë pasur një mundësi të mirë në vitin 2016 që të përfitojnë së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Lexo edhe:
Tmerri në Romajë: Ankthi i natës, granatimet, plaçkitjet dhe djegia e shtëpive (Pjesa 2)
“Fillimisht duhet thënë që faji për mosliberalizim të vizave i takon institucioneve të Kosovës, sepse BE-ja ja ka hapur derën Kosovës që të përfitojë nga liberalizimi i vizave në vitin 2016, dhe që atëherë Kosova e ka pasur mundësinë e artë, që së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë të përfitojë nga liberalizmi i vizave, dhe ato dy shtete përfituan ne mbetëm mbrapa, për fajin tonë sepse në mes thyerjes dhe izolimit për qytetarët e Kosovës dhe një çështje sikur demarkacioni ne zgjedhëm demarkacionin”, thekson ai.
“Definitivisht procesi po bëhet i bezdisshëm, dhe në pika të caktuara këtu e kam fjalën kryesisht për Bashkimin Evropian, ku po humbet kredibiliteti për faktin që Kosova në mënyrë të vazhdueshme është përballë me kushte e parakushte të tjera ndërkohë që asnjëherë nuk ka marrë rezultatin që ka merituar. Mbi këtë bazë jemi i vetmi vend që sot as nuk kemi raporte kontraktuale dhe as nuk kemi raporte të qartësuara me BE-në, që praktikisht këto janë argumente që po e përmbyllin në fakt atë proces që ne po i themi dialog. Është definitivisht e rrugës dhe është e dëshirueshme që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, për faktin që kemi një administratë të re në ShBA, dhe kemi një qeveri të re në Kosovë”, tha Hoti.