25-11-2024

Kurti: Do ta themelojmë Gjykatën Komerciale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po synon të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, ka thënë se diasporën do ta bëjnë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe se të gjitha planifikimet dhe vendimet do t’i marrin bashkë me mërgatën.
Ai ka thënë se Kosova ka Ministri të Diasporës por që nuk ka pasur diasporë në ministri.

Kurti i cili është njeriu me i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë qeveria e drejtuar nga ai do të sjellë mërgatën brenda shtetit të Kosovës, dhe ashtu sipas tij, do të zhvillohet ekonomia.

Albin Kurti ka thënë për KosovaPress se diasporën do ta vendosin edhe brenda institucioneve të Kosovës, dhe kudo në fushën ekonomike.

Sipas tij, ka nevojë për prodhim në ekonomi e punësim në shoqëri, para së gjithash për rininë dhe gratë.

Sipas Kurtit, deri tani diasporës nuk i janë krijuar kushte për investime, por këtë situatë do ta ndryshojnë me qeverinë e re, që siç theksoi ai, do të punojnë për sundim të ligjit dhe drejtësi të pakompromis.

Kurti i cili pret të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, po marrë pjesë në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve, i cili po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.

Sipas tij, ky kongres është dëshmi e shqiptarëve të suksesshëm, dhe një dëshmi e shqiptarëve të organizuar.

Ai tha se qeveria e re e drejtuar nga ai, do të jetë dëshmi e sigurisë së investimeve për të gjithë ato biznese, dhe njëkohësisht e krijimit të urës për invesimet gjermane dhe të tjera në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.