Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023
Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023.
Në një takim me qytetarë në Prizren, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të prezantojë Buxhetin për viti 2023.
“Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino”, njoftoi Qeveria.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit.
Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino.
Ju ftojmë që të merrni pjesë.