Prizreni formon Shtabin Emergjent për gatishmëri emergjente nga të reshurat e shiut

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Emergjent për gatishmëri emergjente lidhur me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shiut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin nga Komuna, thuhet se ky Shtab do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës, dhe do t’i merr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e pasojave që vijnë nga të reshurat atmosferike.

“Shtabi Emergjent do të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në Komunën tonë”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net