26-04-2024

Kurti e Nagavci sot në Prizren marrin pjesë në përurimin e çerdhes publike

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Prizrenit.

Arsyeja e kësaj vizite është përurimi i çerdhes publike në Prizren, ku do të priten nga kryetari Mytaher Haskuka.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, në lagjen “11 Marsi”.

Njoftimi i plotë:

Nesër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.

Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, në lagjen “11 Marsi”.

Më pas vizita do të vazhdojë me aktivitetet sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – Vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren

12:30 – Vizitë në fshatin Kabash

 

Asnjë koment

Comments are closed.