Kurti e prezanton në orën 15:00, qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për shtrenjtim të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot do ta shpalosë qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.

Këtë ai e deklaroi gjatë një konference për shtyp pas vizitës që i bëri AKP-së, duke thënë se e kupton brengën e të gjithëve dhe se ekzekutivi është intensivisht duke e trajtuar këtë çështje, si dhe ftoi mediat që ta përcjellin në ora 15:00 në konferencë për media që tha se do ta mbajë së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.