Kurti emëron Nenad Rashiqin dhe Alleksandar Stankoviqin këshilltarë politikë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar sot dy këshilltarë të rinj.
Sipas një njoftimi për media, Kurti ka emëruar Nenad Rashiqin dhe Alleksandar Stankoviq në postin e këshilltarëve politikë.
Në njoftim thuhet se Rashiqi do të jetë edhe udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.