17-04-2024

Kurti me dy preferenca për president: Qosjen dhe Jasharin!

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka dy preferenca për president të shtetit.

Indeksonline mëson se lideri i kësaj partie ka dal me një ide për njërin prej posteve kryesore të vendit.

Figura e parë është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi.

Image result for rexhep qosja

Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Muratin, i cili edhe më parë përflitej që dëshiron ta ketë postin e presidentit.

Image result for murat jashari

Mirëpo, këto preferenca të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.

Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja mos ta nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit.

Asnjë koment

Comments are closed.