12-10-2024

Kurti me ministra në Tiranë, në homazhet dhe ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë sot në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kështu njoftoi zyra e tij për media.

Ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare, mbahet në Tiranë në orën 11:30.

Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe Osmani dhe Konjufca.

Asnjë koment

Comments are closed.