Kurti në Turqi, takim me kryetaren e parë me prejardhje shqiptare të një komune
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetare e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fici.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram:
Postimi i plotë i Kurtit:
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.
Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.