24-11-2024

Kurti: Nofkat “Baba”, “Mr. Bean” dhe “Che Guevara”, më rrinë të tria dhe asnjëra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka komentuar tri nofkat e tij me të cilat po identifikohet në popull.

Fidaa Jupolli kërkoi një koment nga Kurti lidhur me tri nofkat me të cilat po thirret këto si “Baba”, “Mr. Bean” dhe “Che Guevara”.

Kurti tha se të tri nofkat i qëndrojnë dhe njëkohësisht asnjëra.

“Të tria nofkat më rrijnë dhe njëkohësisht asnjëra”, është shprehur Kurti.

Ai dha një koment për të tria këto nofka. Kurti tha se “Bin” e thiërret nëna e tij dhe “Baba” vajza.

“Bin më thërret nëna, e babë më thërret vajza”

Ndërsa për revolucionarin argjentinas e marksist, Che Guevaren, Kurti tha se është vetëm “Che”, që i bjen shok.

“Sa i përket Che Guevarës, Che do të thotë shok e Guevara është tjetër send”, ka thënë Kurti./ Express

Asnjë koment

Comments are closed.