16-04-2024

Kurti: Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, nuk do të na dobësoj, sepse patjetër do të ngadhënjejmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nën shoqërimin e bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimi bën homazhe në kompleksin e familjes Jashari.

Në një prononcim për media, Kurti tha se padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së nuk do të na dobësojnë, transmeton Indeksonline.

“Sot në Prekaz ishim me Shqipen, pa Rexhën, e cili me 28 nëntor bëri shpalljen publike të UÇK-së. Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, nuk do të na dobësoj, sepse patjetër do të ngadhënjejmë”, u shprehë Kurti.

23 vjet më parë Rexhep Selimi së bashku me Daut Haradinajn dhe heroin, Mujë Krasniqi, për herë të parë bën daljen e parë publike të UÇK-së./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.