Kurti pas takimit me Macronin: Propozimi franko-gjerman, bazë e mirë për bisedimet me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që pati me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se folën për dialogun për marrëveshje Kosovë – Serbi, zhvillimet e fundit dhe thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
I pari i qeverisë tha se gjatë takimit që ai pati me Osmanin bashkë me Macronin, u potencua se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes.
“Falënderoj Presidentin Emmanuel Macron për propozimin franko-gjerman si bazë e mirë për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti tha se bashkë me Osmanin falënderuan Macronin për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut ku sipas tij, u ritheksua përkushtimi i plotë i Kosovës në këtë proces.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe Presidenti Macron konfirmoi mbështetjen e tij për paqen dhe sigurinë”, shkroi Kurti, përcjell Klankosova.tv.