27-07-2024

Prizren: Nisi manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Prizren, sot ka nisur manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”.

Në hapje, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mori pjesë Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Po ashtu sot janë bërë homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Gjatë organizimeve në këtë manifestim,  nxënësit e shkollave të Prizrenit garojnë në lëndë të ndryshme si dhe organizohen gara sportive e kulturore.

Me këtë manifestim, nderohet jeta dhe vepra e heroit të kombit Remzi Ademaj, që u flijua për çlirimin e Kosovës.

Këto manifestime zakonisht janë mbajtur në javën e parë të qershorit.

Asnjë koment

Comments are closed.