Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia do të qëndrojë afër ndërtesave të komunave në veri përderisa ka turmë të dhunshme jashtë saj.
Në një intervistë për CNN, Kurti tha se policia po ruan ligjin dhe rendin atje.
“Policia duhet të jetë në cdo komuna si në cdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, tha ai.
“Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, shtoi Kurti. /IO