07-04-2020

Kurti për nismën e Qunit: Kjo dorë e zgjatur u pre me shpatën e gjatë në Bradash

Kryeministri Albin Kurti e ka falënderuar Ministrin e Mbrojtjes nga LDK, Anton Quni për iniciativën e gjetjes së zgjidhjes që të tërhiqej mocioni.

“Falënderoj luftëtarin Anton që shtriu dorën e dialogut dhe ato tri elemente që kanë qenë si kushte, kjo dorë u pre me shpatën e gjatë nga Bradashi”, ka thënë ai, duke aluduar në nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu që vjen nga ky fshat i Podujevës.

 

“Kjo është vështirësia ime si kryetar në këtë Qeveri që vendimmarrja e parterit tim, LDK nuk është në Prishtinë është nxjerr jashtë, në Prapashticë dhe Bradash, nuk është këtu”.

 

Kurti ka thënë se shkuarja e tre zyrtarëve të LDK-së në Washington i ka shkaktuar telashe në Qeveri, njofton Klan Kosova.

“Edhe 50 ditë ky ka qenë një ndër arsyet e vonesat dhe ngatërresat e ndryshme. E them hapur bindjen time nga bashkëpunimi i deritanishëm. Vendimmarrjen në LDK e kanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin. Edhe unë kontaktoj me të. Por jo të shkojë dikush të shtrihet. Hoti, Hyseni dhe Veliu kanë marrë fuqi nga ky takim dhe kjo është reflektuar në qeverisje time. Legjitimitet vjen nga poshtë jo nga lart. Këtë problem që e kam pasë këto 50 ditë e kam dhe sonte”.

“Më vjen keq që nuk po mund ta bëjë dialogun, sepse pa u bërë dhjetë minuta ai pritet. Qëllimi është që kjo Qeveri që ka këtë aurë kaq të mirë duhet të cenohet, goditet, të njolloset, t’i zbres fuqia dhe legjitimiteti”.

Asnjë koment

Comments are closed.