03-02-2025

Kurti për prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se nuk do të kenë punë

Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokurorial, e në veçanti prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Nga tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kryeministri Kurti ka thënë se prokuroria është shndërruar në parti opozitare.

Sipas kryeministrit Kurti, prokuroria e partitë opozitare do t’i humbin zgjedhjet, e se prokurorët nga 10 shkurti do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak se do të themelohet prokuroria e re.

“Prokuroria e shtetit është shndërruar në një parti opozitare, por edhe ata kanë mi humb zgjedhjet më 9 shkurt, por pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputet në kuvend qysh kanë mi pas partitë opozitare. Meqenëse partia me e re nuk do të ketë deputet le të shkojë në shtëpi, në 10 shkurt mos të dalin në punë se nuk do të kenë punë. Gjyqësorin e ri, e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti./G. SInjali

Asnjë koment

Comments are closed.