04-07-2026

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, nafta shtrenjtohet pak

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve që do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi për një litër naftë është caktuar në 1.418 euro, që është një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi i benzinës është 1.36 euro për litër, ndërsa gasi do të shitet me 0.64 euro për litër.


 

Asnjë koment

Comments are closed.