07-11-2026

Mëngjes me acar: Të dielën temperaturat ulen deri në -4°C, por pastaj ndryshim i motit

Ndonëse kthjellimet u rikthyen që nga dita e premte, ato mundësuan që mëngjesi i sotëm të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura minimale që zbritën deri në -2°C.

Po ashtu, u krijuan kushte për vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Dita u karakterizua kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave, të cilat arritën deri në 12°C.

Masat e ftohta do të vazhdojnë të jenë të pranishme dhe sonte, konkretisht në mëngjesin e së dielës, pritet ta thellojnë të ftohtin, me temperatura minimale që pritet të lëvizin nga -4 deri në -1°C. Ngjashëm si të shtunën, në orët e mëngjesit pritet të krijohen sërish kushte për vranësira të ulëta dhe mjegull, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve vijuese të ditës.

Përndryshe, në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat më vonë pasdite dhe në mbrëmje do të gjenerojnë reshje lokale shiu. Reshjet pritet të marrin shtrirje dhe intensifikim pas mesnate.

Vëmendje: disa vranësira që pritet të kalojnë gjatë mëngjesit të së dielës, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar të shiut të ngrirë. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.