27-04-2024

Kurti për takimin dhe marrëveshjen me Mustafën: Ende s’kemi çka të themi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot gjatë ditës për takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa shtoi se me siguri që do të ketë takime me Isa Mustafën, pa treguar se kur mund të ndodhë kjo, raporton Gazeta Express

Shkurtimisht para mediave Kurti ka thënë se është e pamundshme që të mos kenë takime me LDK-në, e se marrëveshja për koalicion është e mundur.

Këto sipas liderit të VV-së nuk janë lajme, por kur të arrihen rezultate konkrete.

“E di interesimin e juaj. Më lejoni të ju them se me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshja është e mundshme, është e nevojshme sepse qytetarëve u nevojitet ajo, mirëpo, këto nuk janë lajme, kur të kemi rezultate konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse, që i bashkëngjiten harmonizimit programor, do të kemi se çka të themi”, tha ai.

Kujtojmë se nesër bëhet një javë që nga ngrirja e bisedimeve për koalicion në mes të LV-së dhe LDK-së, parti këto që nuk po mund të dakordohen për pozitën e presidentit. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.