20-05-2024

Kurti rrëfën një bisedë me kryetarin e Leposaviqit: Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai mos po lëshoj pe unë

Kryeministri i vendit, njëherësh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot, në mbledhjen e 51-të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kurti, mes tjerash tregoi që ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, me të cilin ka biseduar për brengat e tij.

“Unë e thirra në telefon, dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, dhe ndodhi diçka interesante për të thënë të drejtën. Kur e thirra kisha brengë se mos ishte mërzitur brenda në zyrë u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur se mos ishte mërzitur ai, ai ishte brengosur se mos isha mërzitur unë. Kështu unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshojë pe unë. Kështu që biseda në vazhdim ishte veçse e përzemërt dhe e këndshme”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.

Hetemi ka gati dy javë që është duke qëndruar i ngujuar brenda komunës. /Klankosova.

Asnjë koment

Comments are closed.